ZEMRASHQIPTARE 28.06.2011.
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_22882/Mazllum-Saneja:-Poezia-bashk%C3%ABkoh%C3%ABse-polake-Krystyna-Lenkowska.html
VETMIA
Vetmia është vetëm një lidhje
hapësirë
prej deri tek
prej njeriut tek njeriu
prej njeriut tek vendi
po para së gjithash
prej vetvetes tek vetvetja
Më befason
të paktën një herë në ditë
se vetmia ime
është në hapësirën
prej teje tek unë
prej deri tek
TË UDHËTOSH DOMETHËNË
TË JETOSH DYFISH
Të jetosh këtu ku ndjen aromën e të njohurit
dhe ku gazeta e lënë mënjanë
në anën e parë të botës
dhe përveç këpucëve thuajse asgjë nuk ndryshohet
dhe atje ku gjithçka
ndoshta befas mund të hedhësh të harrosh
me përjashtim të natës dhe hijes
***
Vdekja është gjë e natyrshme
K.I. Gałczyński
Vdekja është e natyrshme si djepi
të dyja janë mrekullira të mëdha të vogla
në kohën e tanishme të bëra
në mënyrë të përkryer
ka nuk ka
nuk ka ka
ka provë fizike
nuk ka asnjë dyshim
NIDZICA – OLSZTYNEK *
Rreth e përçark
retë davariten në mënyrë sinkronike
sa çel e mbyll sytë
kalidoskopi i livadheve krijon modele të shkëlqyera
sot nga një diell bie dritë balsami
si një milion vite më parë
as zjarr nuk pati
dhe bota nuk ishte e atillë
dhe nuk do të jetë as nesër
dhe nuk di mbase do të marr vesh
pa lëvizje të Gishtit
* Qytete në Poloni
POEZIA
unë poet
ti poet
ai poet
ajo poet
ata poetë
ne poetë
ju poetë
ato poetë
solemnisht
me rroba të zeza
me mëngë këmbë
në xhepin e djathtë të pantallonave
në nyjën e kravatës
lexoj poezinë time
dëgjoj poezinë time
jam vetë poezia
pa mëngë
pa xhepa
pa pantallona
pa këpucë
pa spango
pa nyjë
nuk jam e detyruar të shkruaj
as të lexoj
nuk jam e detyruar të jem poete
as poezi
me poezinë time
me poezinë e askujt
as me asnjë poezi
të jem nuk jam e detyruar
asgjë nuk jam e detyruar
nuk jam e detyruar
jam e detyruar
jam
LUFTA
Përpiqem të mos mendoj për atë
që është dhe çfarë do të jetë
për këtë luftë nën flamurin ngjyrë blu
me njolla të kuqe të bardha
mbi ndikimin e diabetit të pashëruar
tek poetët e palindur vetëvrasës
për ty
Shtrihem në banjë sikur në një skaj të botës
dhe prek trupin tim të gjallë
Jeta është një prekje e trupave të gjallë të vdekur
Vë rregullat e mia nën dekorin e saktë të qiellit
Shiko. Ta bëj me gishtin e shtrembër ty
në këmbën në aureolën e shkumës
si flamuri në miniaturë në cungun e drurit
Nëse nesër nuk zgjohesh
në njëmijë herë
në horizont
në dashuri
atëbotë le të më gëlltis
dallga e harlisur e bregut
PAS TË PESTËS
Çdo çast vras nga një mendim të ndjeshëm
Si mizën ngjitëse të bezdisur
Përfytyroj në vetvete dashurinë
Si mushicën gjigante të frutave
Sa interesante
atëbotë kush do të vdiste i pari
me vdekjen jo të natyrshme
unë ajo apo kjo mollë e parajsës
HAPAT
A thua këta hapa në borë shpiejnë gjëkundi?
Nga larg duken si udha e Moebiusit.
Dikur shkova pas dashurisë
po u ktheva në gjysmë udhe
I ngatërrova hapat e mi
A shkoni përpara apo ktheheni?
i pyeta hapat e rastësishëm
në këtë shkretëtirë.
“Qëndroj këtu dhe pres”
thanë hapat dhe shkonin më tej
TI – AJO
Të ndryshoj përmes udhës dhe udhën përmes rastit
Në udhë nga udha i dashuri im
Tashmë e tërë ka ndryshuar
Shumë herë udha dhe vetëm udha
Bie dhe në sytë e mi lehtë në mes të qerpikëve
Në shtrirjën e mëngëve rreh krahët
Unë qëndroj këtu deri në fund të udhës
kah horizonti i fundit
Në karvanin e reve të zhdavaritura
Në vargun e mjellmave dimërore
Sa vie e bëhët ajri i dendur
Linja e acarit griset copë-copë
Saktësisht përgjysmë
Me stërvitjen shekullore
Me saktësinë hyjnore
(Kush do të dinte ta bëj çelësin copa-copa
ky trup i ngurtë
Fluturon, bredhërit
SHËNIME PËR AUTOREN: Krystyna Lenkowska - poeteshë, eseiste dhe përkthyese e letërsisë angleze. Deri më tani shkroi dhe botoi më se shtatë libra me poezi. Në vëllimet e saj poetike hetojmë asociacione të vrullshme, fragmente imazhesh sa të dhembshme aq edhe tronditëse. Është e përkthyer dhe e prezantuar me vëllime të veçanta poetike në SHBA, Ukrainë, Gjermani etj. Jeton dhe krijon në Rzeszów të Polonisë.
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA)
|