ALBANIAN |  NACIONAL |  English |  INTERVIEW 



Poezi nga Krystyna Lenkowska

http://prishtinapress.info/poezi-nga-krystyna-lenkowska/


Krystyna Lenkowska

Krystyna Lenkowska është poete polake e cila ka publikuar shtatë libra. Autorja tani jeton në Poloni. Poezitë e mëposhtme janë zgjedhur dhe përkthyer nga anglishtja, nga Jeton Kelmendi.

Poezi nga Krystyna Lenkowska
Zgjodhi dhe përktheu nga anglishtja: Jeton Kelmendi


Publikoi: Bujar Plloshtani




Letër e vonuar për engjëllin me puçrra


A të kujtohet era e borës
me bluzën, akoma të ngrohet
prej oxhakut?
Dhe shijen e degëve të prera nga bredhi?
Në mëngjes më heshtur nxorët heshtjen
e skuqur
Kështu që unë, të parën e së parës,
do të lija gjurmët triumfuese
Të dimrit në oborr

Në mbrëmje mbanë krenarinë
në triflenë e trëndafilit
fundin e mëndafshet të lartë
dhe poshtë.
Nuk mund të llogarisja në ty.

“Lumturia është” the, kur
nuk e dinë sa ka nga ajo



Një dimër gjarpëror
pas bredhit të krishtlindjeve
në brymë prej dantelle
mbledhur. Brezi i bardh, ndalimi yt
i parë i feminitetit, nuk mund të lerë vetëm. Ledhaton
kofshët tuaja nën fund
ti besh ato të vërteta.
Ishe hormonalisht e trishtuar prej gëzimit
Sikur më vonë ajo pranverë kur
veza juaj e parë ishte
pllenuar me një jetë
hyjnore dhe u rrit
në gojën tënde.

Ishte shtrirë kripë-hidhura jote
dukje tullumbace
e pashpresë në Dhjetorin shpresues.
E dinë e tëra është në parametra.

Ti gjithnjë ishe engjëlli im

Kur hynë në gjymtyrë dhe bjerë
ngadalë, nuk ta zgjata
dorën. Ma falë.
Për vetën time isha një puçërr
zogu fluturues.

Breshër i Perëndisë
Zogë
Prej bredhit të krishtlindjeve
të jetës.


DASHURI


Ngrihet së pari dhe gjoksi në kokën time
rregullon imazhin dhe rendin e emocioneve
hapat mënjanë
përpiqet të ecën butë si të mos ekzistonte kurrë.

Nuk e prekë mëngjeseve
sipas marrëveshjes tonë dhe pres
për të larë larg në kujtimet monotone
tradhti e kohës.
Pres deri në fund derisa s’kam ç’të pres
terë ditë e gjatë.

Mbrëmja vjen dhe çka tjetër i dashur Lao Tzu?
Këtu është belbëzimi dhe ngatërroj audiencën
ata sy puçërruar të një mace kineze.
Gjithmonë në vendin e njëjtë në muzg
I kapërcej dy në anën tjetër të botës përtej imazhit.
Ideja e vet-eklipsit nuk ekziston atje.
Atje është një hyrje në dritë, një çast në kohë
dhe dashuria është besim ballafaqe
në nivelin e syve tanë dhe buzëve.
***

I kultivoj reflekset e mija kafsharake.
Pa ceremoni i hidhem në mish të gjallë
për biftek guri në Mettwurst.
Në një shëtitje shikojnë për të egra dhe shtëpiake
mëz i shpejt spanieli im.

Më pas kthehemi pafrymë përmes pyllit
nëpër gjurmët tona.
Në shtëpi shikojmë në sytë e njëri-tjetrit si këngë
për besnikërinë pa kushte.

Nganjëherë jam hedhur si roje
xurxull nga esoterika organike
ne reflekset që kujtojnë aromën e lëkurës tende djegëse.

I egër


               për Waldek-un

Thoni se që kur vura gjerdanin Tuareg
kam qenë i egër.
Zëri im krrokat dhe bërtimat nën tavan
Qerpikët e mi vazhdimisht afirmojnë zërin e civilizimit:
gumëzhimi i gomave një fjalë si e qara e shtënë në kokë
të humnerës

Fërshëllen në shpellërinë e shpellës së gjoksit.

Natën të aplikoj për vetën kuqaloshe e duarve të mia të zeza
nganjëherë dora e tretë e zjarrit tattoo
e nxehtë dhe e shenjtë.

Ndoshta vij prej Keruanit apo Fez-it
ndoshta rikthehem prej Timbuktut
duar-thatë pa hipur në një mushkë të verbër
me flokë të ashpra pushtuar nga ajri.

Nëse donë ta zbusni gjumin tim
hiqe hajmalinë time
le gjakun tim.